Futbollisti Kombëtares shqiptare e pranon që është në negociata me Shkëndijën: Do të ishte privilegj për mua!

Valon Ahmedi po mendon të kthehet dhe të luaj në vendilindje. Futbollisti kombëtares shqiptare është në negociata me Shkëndijën e Tetovës dhe në merkaton e janarit pritet të transferohet tek klubi kuqezi.

Lojtari i Inter Zapresiç, është në diskutim edhe me disa klube të tjera, por në një intervistë për “InfoSport.mk” e ka pranuar se Shkëndija është alternativa e parë pasi ai klub është  histori e shqiptarëve.

“Po, është e vërtetë se jemi në bisedime me Shkëndijën. Më kanë kontaktuar nga kryesia, mirëpo mund të them gjithashtu që ka interes edhe nga shumë skuadra të tjera jashtë Europës, por edhe nga Izraeli. Do shikojmë si do rrjedhin gjërat në vazhdim. Për mua Shkëndija është dhe mbetet histori e shqiptarëve në vendin tonë, kështu që nëse Zoti e shkruan t’i bashkohem kësaj skuadre, me siguri se do të ishte privilegj për mua. Po, do ishte hera e parë që do luaja në vendlindje, kuptohet nëse arrijmë gjuhë të përbashkët me Shkëndijën, aty ku do kisha më shumë përkrahje, pasi të familjes jetojnë këtu dhe vendlindja nuk barazohet me asnjë vend tjetër”, deklaroi Ahmedi.