Manchester United e mbyll 2019-ën me fitore

Manchester United ka marrë një tjetër fitore në Premier League.

“Djajtë e Kuq” kanë mposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën e Burnleyt duke marrë në këtë mënyrë 3 pikë falë golave të Anthony Martial e Marcus Rashford.

Martial shënoi golin e parë të këtij takimi një minutë para fundit të pjesës së parë. Asistimin për golin e yllit francez e dha Andreas Pereira, i cili në fushën e blertë ishte për 75 minuta.

Kurse, rezultatin final të këtij takimi dhe golin e dytë të Man United e shënoi Marcus Rashford, në minutën e 94′ të takimit.

Man United tashmë numëron 31 pikë, dhe ngritët në vendin e pestë në klasifikimin të Premier Leagues.

Burnley mbetet në vendin e 13-të në kuotën e 24 pikëve.