Nga 1 janari ‘zhduket’ Holanda/ Vendi evropian ndryshon emrin vitin tjetër

Holanda nuk do të ketë më këtë emër, ku nga 1 janari, me një vendim të qeverisë, ajo do quhet thjesht “Vendet e Ulëta”.

Mediat e huaja raportojnë se qeveria e Holandës investoi rreth 200 mijë euro për të ndërruar emrin.

Sipas autoriteteve, kjo është një inisiativë që ia vlen, pasi bëhet fjalë për rritjen e të ardhurave të këtij vendi sidomos nga turizmi dhe se është edhe në vetë interesin e qytetarëve.

Me vendimin e miratuar, pritet të të ketë ndryshim edhe në logon ndërkombëtare që do të ketë një ndërthurje të 2 simboleve ‘NL’ që është shkurtimi i ‘Netherland’ që përkthehet Vendet e Ulëta në gjuhën angleze dhe një tulipan portokalli, që do të zëvendësojë logon aktuale, që ka simbolin e tulipanit përkrah emrit Holandë.