Rama te gratë e dënuara, Këlliçi: Gjen strehë tek ata me precedentë penale

Nga Belind Këlliçi

Sa herë është keq, Edi Ramës i duhet dikush me rekorde kriminale!

Me ta erdhi në pushtet ne 2013, e më pas ata bëri deputetë e kryetarë bashkie duke i veshur me pushtet. Bandat e krimit te organizuar kontrollojnë sot funksionimin e shtetit, marrin tendera, e pastrojnë para!

Personat me precedentë penale Edi Rama i përdori dhe në farsën e 30 qershorit! Ai qëllimisht poshtëroi socialistët e Shkodrës, Vorës, Vaut të Dejës, etj, duke u vënë në krye persona me precedentë penale.

Edi Rama vazhdon të poshtërojë Durrësin duke e lënë de fakto ne duart e Vangjush Dakos, bashkëpunëtorit të krimit, njeriut në listën e zezë të SHBA.

Dhe sot kur kishte urdhëruar që banoret e mbetur në mes të rrugës nga tërmeti i 26 nëntorit të dalin nga hotelet, pa u gjetur ende një strehe, shfaqet në burg duke përdorur gratë e dënuara, për propagandën e tij.

Nuk i paragjykoj ato gra, por një kryeministër që gjen strehë te çdo njeri që ka një precedent, nuk i duhet vendit tone.

Shqipëria po zbrazet çdo ditë e më shumë nga të rinjtë, nga intelektualet, nga profesionistët, sepse Edi Rama ia ka dorëzuar të gjitha pasuritë e vendit krimit dhe oligarkëve!