Interi ‘godet’ në merkato, arrihet marrëveshja në parim. Kontratë 2-vjeçare!

Antonio Conte vazhdon të insistojë në transferimin e Arturo Vidalit.

Prestigjiozja “La Gazzetta dello Sport” raporton se mesfushori kilian ka arritur në parim marrëveshjen me klubin zikaltër. 

“Nerazzurët’ janë të gatshëm t’i ofrojnë Vidalit një kontratë 2-vjeçare nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, shkruan SYRI.net.

Vlen të theksohet se kohët e fundit ka lëkundje në raportet mes Barcelonës dhe Vidal, me lojtarin që ka paditur klubin për mos pagesën e disa bonuseve.

Interi po sfidon Juventusin për titullin e Serie A, dhe Conte beson se me Arturo Vidal në skuadrën e tyre, ata do të kishin mundësi për të mposhtur ‘Zonjën e Vjetër’.