FOTO/ Krishtlindjet e para me bebin Archie! Familja mbretërore feston në vilën kanadeze 14 mln dollarëshe

Princi Harry dhe Meghan Markle kaluan Krishtlindjen e tyre të parë me fëmijën Archie, në një rezidencë ujore 14.1 milion dollarë, në pronësi të një multi-milioneri misterioz, raporton DailyMail.

Familja mbretërore dhe nëna e Dukeshës së Kembrixhit, Doria Ragland shijuan kohën në një nga pikat më idilike në ishullin Vancouver.

Prania e tyre në Kanada është konfirmuar para Krishtlindjes nga kryeministri Justin Trudeau.

Është raportuar se disa oborrtarë i kishin nxitur Harry dhe Markle që të ktheheshin nga jashtë për të kaluar Krishtlindjet në Mbretërinë e Bashkuar, pas shtrimit në spital të Princit Filip.

Vendasit në bashkësinë rurale të ishullit të Veriut Saanich, vunë re kamera dhe gardhe të ngritura në pronë që në 19 dhjetor dhe rezidencë tani po zhurmon me rojet e sigurisë.

Një oficer nga ekipi i mbrojtjes mbretërore të çiftit ishte vërejtur duke patrulluar rrugët, i veshur me një xhaketë Barbour dhe duke vozitur një Range Rover të zi, si dhe dy roje të tjera britanike u panë duke fluturuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Victoria-s aty pranë.