Zbulohet data e debutimit të Ibrahimovicit me Milanin

Zlatan Ibrahimovic pritet të debutojë në fillim të janarit me klubin e ri, Milanin.

“Bomberi” suedez e mbylli aventurën e tij te LA Galaxy duke mos vazhduar kontratën dhe duke mbetur lojtar i lirë.

Pas shumë thashethemeve për të ardhmen, të premten u konfirmuar marrëveshja mes suedezit dhe ish-klubit të tij italian, Milanit.

Sipas prestigjiozes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Ibrahimovic pritet të debutojë me 6 janar me fanellën e kuqezi në “San Siro”.

Në këtë datë, Milani do të luajë në shtëpi ndaj Sampdorias takimin e vlefshëm për javën e 18-të në Serie A.

38-vjeçari luajti për herën e parë te Milani nga viti 2010-2012, ku nga 85 ndeshje shënoi 56 gola dhe fitoi Scudetton gjatë sezonit 2010-2011 dhe Supekupën e Italisë më 2011.