1.3 miliardë dollarë/ Kapet ngarkesa më e madhe e kokainës në histori

Uruguai ka bërë të ditur kapjen e sasisë rekord gjashtë tonë kokainë, duke e quajtur atë si humbjen më të madhe të trafikantëve në historinë e vendit.

Autoritetet e flotës dhe të doganave kapën 4.4 tonë në portin e Montevideos, fshehur në katër kontejnerë me miell soje me destinacion Lomen, kryeqyteti i Togos. 1.5 tonë të tjerë u kapën më vonë në një fermë.

Droga e kapur ka një vlerë tregu rreth 1.3 miliardë dollarë.

Uruguai po bëhet përherë e më tepër një pikë transiti për trafikimin e drogës nga Amerika Latine në Afrikë dhe Evropë. Rekordi i mëparshëm ishte në nëntor, kur autoritetet zbuluan një kontejner me tre tonë kokainë në Montevideo, me destinacion Cotonou në Benin, përmes ishullit spanjoll Tenerife.

4.4 tonët e kapur së fundmi u zbuluan kur skanerët në portin e kryeqytetit uruguaian treguan ‘anomali’ në kontejnerë.

Që në fillim kishte pasur dyshime, nisur nga fakti që firma eksportuese nuk kishte transportuar shumë sojë në të kaluarën. Soja nuk konsumohet gjerësisht në Afrikë, ndërkohë që thuajse një e treta e kokainës që konsumohet në Evropë futet atje nga Afrika.

Zëdhënësi i flotës, Diego Perona, tha se kontejneri i parë kishte mbi 3000 ‘bukë’ kokaine, me peshë 1.1 kile secila. Kontejnerët do të ngarkoheshin në një anije të regjistruar në Itali.

Drejtori i doganave të Uruguait, Jaime Borgiani, tha se nuk dihej me saktësi origjina e kokainës, por ajo ishte ngarkuar të martën në një fermë në një fermë 290 km nga Montevideo.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se policia kontrolloi fermën dhe atje gjeti sasinë tjetër të kokainës. Pronari i fermës, djali i tij dhe dy punëtorë u arrestuan.

Ministria postoi një foto të një pjese të drogës në Tëitter.

‘E rëndësishme është t'i tregohet botës dhe trafikantëve të drogës se nuk duhet të ngatërrohesh me doganat uruguaiane’, tha Borgiani said. ‘Kemi marrë masat e nevojshme për të zhdukur këtë mallkim nga vendi i ynë’.

Vit sekuestrimesh të mëdha

Prodhimi i kokainës ka përjetuar një bum për shkak të rritjes së madhe globale të kultivimit të bimës së kokës, e cila është në nivelin më të lartë të pothuajse 20 vjetëve.

Në fillim të këtij viti, agjencia e BE për drogën paralajmëroi se autoritetet evropiane po kapnin sasi rekord kokaine të pastër, ndërsa kriminelët po krijonin ‘call centers për kokainë’ për të mundësuar shërbim të shpejtë.

Në gusht, zyrtarët e doganave në Hamburg gjetën mbi 4 tonë kokainë me vlerë tregu rreth 1 miliard euro, gjatë një kontrolli rutinë. Ngarkesa vinte nga Uruguai me destinacion Belgjikën. Ishte regjistruar si sojë dhe droga ishte fshehur në çanta sportive brenda kontejnerit.

Në qershor, autoritetet australiane kapën sasinë më të madhe të metamfetaminës.

1.6 tonë drogë me vlerë 840 milionë dollarë amerikanë u gjet brenda bokseve stereo në një ngarkesë në portin e Melburnit. Ngarkesa vinte nga Tajlanda.

Në shtator, 1.3 tonë kokainë me vlerë 155 milionë dollarë u kapën në një anije mallrash në Angli, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë atje.