Rama shkel ligjin/ Detyron të burgosurat të dalin live në ERTV, e ndaluar në rregulloren e burgjeve

Ligji është i barabartë për të gjithë. Kush e shkel atë, penalizohet, por kjo nuk vlen për kryeministrin….

Këtë të shtunë, Rama bashkë me  kamerat e kanalit të tij ERTV, hynë brenda burgut të grave në kryqytet, dhe transmetoi live një takim ku ju foli të dënuarave për amnistinë.

Transmetimi live, është rreptësisht i ndaluar në Rregulloren e Burgjeve, e cila në nenin 49, pika 4, thotë:

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve lëshon autorizim për futjen e mediave në regjimin e brendshëm të IEVP-së. Ndalohet realizimi i filmimeve në mjediset e banimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve, si dhe transmetimi i emisioneve tëdrejtperdrejta nga mjediset e IEVP-së.

Kjo shkelje u bë në sy të ministres së Drejtësisë, dhe drejtorit të përgjithshëm të burgjeve që janë përgjegjës për zbatimin e kësaj rregulloreje. Jo vetëm kaq, por regjia kryeministrore kërkonte rrëfime nga të dënuarat, rrëfime për të cilat, ato nuk ishin gati.

E meqë kamerën e përballuan vetëm dy të dënuara, Rama ju bëri një ofertë të dytë të tjerave.

Jeta në burg nuk është vetëm dënim, por edhe krijimtari. Madje vepra cilësore që mund të mallëngjejnë kryeministrin piktor.

Në janar pritet që parlamenti të miratojë amnistinë dhe të fillojnë lirimet. Gratë janë përfitueset kryesore, por nuk përjashtohen dhe meshkujt e dënuar për vepra të lehta ose që janë në fund të dënimit./abcneës.al