VIDEO/ Kur Edi Rama shpifte kundër presidentit Donald Trump

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka shpërndarë në Facebook, një video ku kryeministri Edi Rama fliste kundër zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-së.

Teksa e quan Ramën si shpifës ndërkontinental, Vasili thekson se Amerika ja ka varur me kohë trastën në kokë kryeministrit të Shqipërisë.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ky shpifte dhe villte edhe kundër Presidentit të Amerikës, Donald Trump duke sharë e llomotitur si papagall atë që i kishin mësuar, megjithëse s’dinte asgjë prej gjeje për Trump.

Edhe flet për shpifje ky shpifës ndërkontinental.

Apo ky është rehat se e dinë të gjithë se kush është, ndaj Amerika ja ka varur trastën me kohë dhe nuk humb më kohë me të.