", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

ZYRTARE/ Tiranës i largohet veterani, mbrojtësi prish kontratën me klubin bardheblu

Dorian Kërçiku ka vendosur që të largohet nga Tirana. Më saktësisht futbollisti ka vendosur vetë të prishë kontratën me klubin kryeqytetas dhe tashmë është një lojtar i lirë.

Kërçiku me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me bardheblutë.

Në postimin e tij, mbrojtësi i djathtë ka njoftuar se vendimi për të mbyllur aventurën me Tiranën është marrë nga ai vetë.

Kërçiku luante prej 6 sezonesh e gjysmë me Tiranën, dhe këtë sezon kishte shumë pak hapësira, ku ka vendosur të largohet përfundimisht nga Tirana.

Postimi i lojtarit:

“Përshëndetje miq, nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Tironës. Ishte dëshira ime që të largohem. Kam kaluar 6 vite e gjysmë me Tironën, falënderoj presidentin Refik Halili, gjithë stafin dhe lojtarët që kam punuar gjatë këtyre viteve.”

View this post on Instagram

Pershendetje miq, nga sot nuk do te jem me pjese e KF Tirones, ishte deshira ime qe te largohem. Kam kaluar 6 vite e gjys me Tironen, falenderoj presidentin Refik Halili, gjith stafin dhe lojtaret qe kam punuar gjat ketyre viteve.

A post shared by Dorian Kërciku (@doriankerciku18) on