Zjarr në katin e pestë të një pallati në Pogradec

Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e pestë të një pallati në Pogradec. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar me shpejtësi banorët.

Famirësisht, nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.

Zjarrfikësit po luftojnë të shuajnë zjarrin që të mos përhapet në apartamentet e tjera.