A e parashikoi Elvana Gjata fatin e këngës së saj para së të filloj festivali?!

Elvana Gjata ka qenë kryefjala e mediave e rrjeteve sociale ditët e fundit.

Shumë u shprehën të pakënaqur që këngëtarja nuk mori çmimin e parë teksa u komentua shumë edhe fakti që juria e huaj e kishte votuar me pikët më të larta.

Por mos vallë Elvana e kishte parashikuar që nuk do të ishte fituese e këtij festivali?

10 ditë para se të fillonte festivali Elvana publikoi një pjesë të këngës së saj ku shkruante:  

‘Nuk mund ta mohoj që mbushem me jetë kur shoh që kënga që kam shkruar prej shpirtit për ju ,po ju jep gezim! Nuk ka kupe, fitore, festival që mund të më japi ate qe ju me keni dhënë në më shume se një dekade. . .Përulem para jush! Taaaan jeten ju dua me tana!.

 

Menjëherë pas festivalit, Elvana u nis për në SHBA për të mbajtur koncert.

Gjithashtu ajo e  ka djegur skenën atje me këngën ‘Me tana’ .