Incident në dasmën shqiptare, ndërhyn policia. Një person tentoi t’u rrëmbejë…

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi ka tentuar që t’u marrë flamurin disa dasmorëve.

Rasti ka ndodhur në Graçanicë, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, bëhet e ditur se i arrestuari është dërguar në komisariat.

 “Graqanicë, 27.12.2019-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti ka tentuar tu merr flamurin një kolone dasmorësh.

Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje, thuhet në raport.