Matthijs de Ligt i përgjigjet Frenkie de Jong për të ardhmen e tij

Frenkie De Jong dhe Matthijs De Ligt ishin kolonat kryesore në suksesin e Ajax një sezon më parë por fati e desh që të ndaheshin shumë shpejt, i pari zgjodhi Barcelonën ndërsa i dyti Juventusin.

Pak ditë më parë, De Jong bëri një deklaratë ku i thonte  De Ligt që në të ardhmen t’i bashkohej Barcelonës.

Sigurisht që këto fjalë të Frenkiet meritonin dhe një përgjigje nga ana e futbollisti të Juventusit.

Në një prononcim në faqen zyrtare të klubit bardhezi, mbrojtësi holandez u shpreh se ndjehej i lumtur në Torino dhe mendon që të qëndrojë gjatë.

"Ndihem shumë mirë në Torino, edhe pse është ndryshe nga Amsterdami. Jam shumë i lumtur këtu dhe shpresoj të qëndroj për shumë vite. Të jesh në një klub të tillë mund të të bëjë vetëm të ndjehesh i nderuar,  " tha De Ligt.