Abuzuan seksualisht me një 18-vjeçare, arrestohen dy futbollistët

Nga mediat argjentinase është mësuar se në mesin  e personave të arrestuar ishin dhe dy futbollistë të klubit Atlético Huracán.

Fillimisht nga klubi ishte thënë se futbollistët ishin pjesë e moshave, por pas investigimit nga rrjeti televiziv “Amercan TV” është mësuar se futbollistët ishin pjesë e ekipit të parë.

Ndërkoh, Huracán me anë të një deklarate në rrjetet sociale është shprehur se distancohet nga çdo akt dhunë që ndodh ndaj grave.

"Nisur nga kjo situatë, Klubi Atletiko Huracan distancohet nga çdo lloj akti dhune ndaj grave në, kështu që, nëse konfirmohen versionet gazetareske, klubi nuk do të hezitojë të zbatojë masat më të rënda disiplinore në lidhje me ata që janë të përfshirë në këtë ngjarje".

Rrjeti televiziv “Amercan TV” thotë se dy futbollistët të cilët kanë marrë pjesë në përdhunim janë Federico Marin dhe Walter Perez, të dy nga 21 vjeç.