ZYRTARE/ Teuta largon dy lojtarë nga skuadra

Skuadra e Teutës në vitin 2020 do të ketë një fytyrë të re dhe kjo shihet që nga lëvizjet e para që ka bërë klubi. Ekipi i cili tanimë drejtohet nga Edi Martini, do të bëjë ndërhyrje në merkato, por për t’u bërë vend emrave të rinj, fillimisht do të bëhen skarcimet e atyre që nuk kanë bindur deri tani.

Dy emrat e parë janë Darko Nikaç dhe Roni Gashi. Klubi ka bërë të ditur sot se është ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimi me dy lojtarët, të cilët do të vazhdojnë karrierën e tyre larg skuadrës së qytetit të Durrësit.

“Klubi i Futbollit Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Darko Nikaç dhe Roni Gashin Mesfushori dhe sulmuesi i kanë zgjidhur me konsenus kontratat me Teutën. KF Teuta falënderon të dy lojtarët për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë!”,. shkrihej në njoftimin  durrsakëve.

Nikaç largohet si nga të paktët lojtarë që ka luajtur të 17 ndeshjet e deritanishme në kampionat me Teutën, gjatë të cilave ka shënuar vetëm 1 gol. Ndërsa Gashi është aktivizuar në 13 ndeshje me ekipin durrsak.