Conte dëshiron Alonson te Interi

Mbrojtësi spanjoll, Marcos Alonso vazhdon të mbetet i preferuari i Antonio Contes për ta transferuar te Interi.

Sipas prestigjiozes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Conte dëshiron një ribashkim me Alonson te “Nerazzurrët”.

Conte ka punuar me Alonso te klubi londinez dhe ka nevojë për përforcime në krahun e majtë të mbrojtjes.

Interi po shqyrton një huazim me të drejtë blerje, por nuk duan të shpenzojnë më shumë se 20 milionë euro.

Sidoqoftë, çmimi i kërkuar nga Chelsea për lojtarin është shumë i lartë. Conte po konsideron gjithashtu bashkëlojtarin e Alonsos, Emerson Palmieri, si dhe Layvin Kurzaëa të PSG-së.