'Edhe tërmetin e solli Saliu'

1.

Berisha tha që droga transportohet me avion.

Qeveria qeshi. Berisha ngatërron avionin me mushkonjat, buçiti media.

Në Divjakë u kap avion me drogë.

Por Sali Berisha u dënua se ... tha të vërtetën.

2.

Në Fushë-Krujë iu vodh ora Bushit, tha media.

Orën e kam në dorë, foli Bushi.

Por Sali Berisha u dënua se ... nuk rrejti.

3.

Gruas së Roshit ia shkuli PD fëmijën nga barku, tha Lali Bojaxhiu.

Nuk jam shtatzanë, tha gruaja e Roshit.

U dënua Saliu se zbuloi rrenën e Lalit.

4.

Do punësoj 300 mijë shqiptarë, tha Rama.

Gënjeu.

Por u dënua Saliu nga që zbuli gënjeshtrën.

5.

Sivjet rritja ekonomike do jetë 3.8%, premtoi qeveria.

As 2%, tha Saliu.

U dënua Berisha nga që tha të vérttën.

***

Uf, u lodha me rrenat e Ramës,të shokëve e shoqeve të tij. Brenda ditës na mashtrojnë plot e plot herë. Por bravo gjykatat e pavarura që deri tani dënojnë të vërtetat e opozitës. Ja, po e them dhe unë një “rrenë”. Te unaza e re u provua që tenderi do fitohej me dokumenta fallco dhe me çmim 20 milionë euro/km.

Doni “rrena” të tjera? Doni të them të fundit? Atë që Trump është turpi i njerëzimit? E dini kush e ka thënë? T’ua them? Rama e ka thënë. Bile në CNN, por po vajti çështja në gjykatë do ia ngjeshin Saliut. Dihet. Siç ia ngjeshën edhe tërmetin në Durrës. Se kaq të fortë veç Sala e bën.

Më vjen turp që jetoj nën këtë qeveri. Por më turp që vendi ynë ka gjykata puro socialiste. Komuniste 24 karat...