", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Akordoi 4 penallti të dyshimta gjatë një ndeshjeje futbolli, përjashtohet ‘përjetë’ arbitri

Federata Marokene e Futbollit përjashtoi përjetë nga aktivitetet futbollistike arbitrin Hicham Tiazi.

44 vjeçari, u përjashtua për jetën pasi në arbitrimin e ndeshjes së të shtunës mes Olympique Khouribga dhe Youssoufia de Berrechid bëri gabime, të cilat ndikuan dhe në rezultatin e ndeshjes, njoftoi FRMF.

Ekipi vendas fitoi me rezultatin 4-1 teksa Tiazi akordoi në favor të tyre 3 penallti dhe 1 për rivalët.

Kjo është një nga rastet e rralla në historinë e futbollit ku një gjyqtar dënohet përjetësisht për të gjykuar në futboll.