Krijimi i qeverisë/ Hashim Thaçi tjetër ftesë Albin Kurtit

Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar edhe një tjetër ftesë për takim liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kjo është ftesa e dytë brenda ditës që Thaçi i dërgon Kurtit, pasi asaj të orës 13:30 që u refuzua nga lideri i VV-së me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë.

Sipas ftesës që ka siguruar Gazeta Express, Thaçi e ka ftuar për një tjetër takim, në ora 20:00.

Kujtojmë që pak minuta më parë presidenti ka shkruar në Twitter se sa më shpejtë duhet të formohen institucionet e vendit dhe për këtë do të përcjellë edhe një ftesë.

“Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar presidenti.

Thaçi e ka ftuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti megjithatë e ka rerfuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë.