Vajza e Brus Li hedh në gjyq 'fast food’ për përdorimin e imazhit të tij

Një kompani e drejtuar nga vajza e Brus Li ka hedhur në gjyq një “fast food" kinez për përdorimin e imazhit të yllit të arteve marciale. “Shannon Lee's Bruce Lee Enterprises” pretendon se “Real Kungfu” ka përdorur imazhin në një logo pa leje.

Ajo kërkon që “Fast Food” ta heqë menjëhërë atë imazh dhe i kërkon 30 milionë dollarë në kompension.

Restoranti argumenton se autoritetet vendore e kishin miratuar përdorimin e logos. Në imazh shfaqet një burrë me flokë të zeza në pozicion të arteve marciale.

“Logoja e zinxhirit “Real Kungfu” është ajo për të cilën kompania kishte aplikuar dhe mori pas një ekzaminimi rigoroz prej agjencisë kombëtare të markave tregtare, që ne e përdorim prej 15 vjetësh”, tha kompania në një deklaratë të postuar në platformën Wiobo të Kinës. “Jemi të hutuar që pas kaq vitesh tani po na padisin dhe jemi duke e studiuar energjikisht çështjen dhe përgatitur përgjigjen tonë.”