Akuzohet se ofendoi mbretin/ Youtuberi maroken dënohet me 4 vite burg

Një youtuber i njohur nga Maroku është burgosur për 4 vite dhe gjobitur me 4 mijë dollarë, pasi u shpall fajtor se ofendoi mbretin e vendit të tij.

Mohamed Sekkaki ishte arrestuar në fillim të këtij viti pasi kritikoi fjalimin e mbretit Mohamed dhe I kishte quajtur gomerë shtetasit marokenë.

Youtuberi do të apelojë vendimin.

Po kështu dhe gazetari dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Omar Radi është arrestuar pasi në muajin prill në tëitter postoi një fyerje për një gjyqtar

Grupet e të drejtave të njeriut janë të shqetësuar sepse liria sa vjen e kërcënohet në Marok.

Mbreti Mohamed VI hoqi dorë nga disa kompetenca ndaj një qeverie të zgjedhur pas protestave të Pranverës Arabe të vitit 2011, por analistët thonë se ai ende ka fjalën e fundit për çështjet më të rëndësishme në vend.

Dhjetra mijëra njerëz shikojnë rregullisht videot e youtuberit Mohamed Sekkaki.

Muajin e kaluar reperi markohen Gnaëi u burgos për një vit pas një sherri me policinë por fansat e tij besojnë se ai u persekutua për shkak të një kënge që kritikonte monarkinë.