FOTO/ Bashkëshortja e Taulant Xhakës tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur

Lajmin që do të bëhet baba për herë të parë Taulant Xhaka e ndau me ndjekësit e tij muajin e kaluar me një foto ku shfaqej me bashkëshorten Arbnorën. 

Por menjëherë pasi çifti dha lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë Arbnorja qëndroi larg rrjeteve sociale.

Ndërsa ditën e sotme Arbnorja ka  thyer rregullin e saj dhe ka publikuar foto ku i dukej barku i rrumbullakosur.

Arbnorja shfaqet në krah të Taulantit e veshur me të bardha gjatë pushime jashtë vendit.

 Taulanti ende nuk e ka zbuluar gjinine e fëmijës që pritet të vijë në jetë. 

Kujtojmë që futbollisti i propozoi Arbnorës për martesë në qershor.