Haradinaj falenderon Metën për kartolinën: Si president dhe mik shumë i afërt

Ramush Haradinaj, Kryeministri në detyrë i Kosovës, i ka dërguar përshëndetjet më të ngrohta Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, pasi ka marrë kartolinën e dërguar prej tij.

Haradinaj shkruan në Fb: "Në prag të festës së ndërrimit të moteve kam pranuar një letër urimi nga presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta. Me urimet më të mira për Vitin e Ri 2020 nga z. Meta, si President i Shqipërisë, por edhe si një mik shumë i afërt i imi, pata kënaqësinë si çdoherë që edhe përmes kësaj letre të marrë edhe njëherë konfirmimin nga ana e tij për gatishmërinë që dy shtetet tona të ndërtojnë dhe fuqizojnë lidhjet, në të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë. Faleminderit z. Meta. Urimet tona më të mira edhe për ju dhe Shtetin tuaj!