VIDEO/ Po stërviten bashkë, Ronaldo mëson Djokovic si të kërcejë sa më lart

Cristiano Ronaldo dhe Novak Djokovic po stërviten së bashku.

Dy ikona të sportit, Ronaldo në futboll dhe Djokovic në tenis, janë duke punuar së bashku që të mbajnë formën e tyre të lartë.

Portugezi që luan me skuadrën e Juventus ka publikuar një video në “Instagram”, ku shihet duke i mësuar kampionit serb se si të kërcejë sa më lart.

“Duke mësuar Djokovic se si të kërcejë sa më lart. Kënaqësi të të shihja dhe të punoja me ty, miku im”, ka shkruar Ronaldo në “Instagram”.