VIDEO/ Orteku ‘përpin’ 6 të rinjtë në Zvicër shpëtohen…

Të paktën dy persona u plagosën dhe katër të tjerë mbetën të bllokuar nën borë pasi një ortek i madh ra mbi ta.

Grupi i sportistëve ishin duke bërë ski në një vendpushim në malet e Zvicrës.

Incidenti ndodhi në qytetin Andermatt, 68 milje pranë Zyrihut, rreth orës 10:50 të paradites me orën lokale, ndërsa dy skiatorë u dërguan në spitalin Kantonal Altdorf për të marrë mjekimin e nevojshëm, pasi morën disa dëmtime.

Video dramatike e publikuar nga mediat zvicerane tregon momentin kur orteku mbulon skiatorët.

Policia njoftoi se pas orës 18:00 me orën lokale nuk kishte më njerëz të bllokuar nën borë, pasi fatmirësisht të gjithë u shpëtuan nga ekipet e emergjencës.

Pika turistike do të mbetet e mbyllur deri në 27 dhjetor, pasi një ekspert tha se zona është e sigurt dhe nuk ka rrezik.