Pezullohen ndërhyrjet kirurgjikale, Spahia: Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar me një shenim në faqen tij në facebok pas urdjherit për pezullimin e ndërhyrjeve kirigjikale në Spitalin e Shkodrës.

“Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës”, shkruan Bardhi.

Ja postimi i tij i plotë:

PEZULLOHEN SERISH NDERHYRJET KIRURGJIKALE

Ne zbatim te udhezimeve nga ministria, vijojnë urdhërat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP!!!