U gjet i pajetë në breg/ Identifikohet viktima, ja dyshimet e para

Trupi i dekompozuar i një 52-vjeçari, i cili ishte denoncuar prej 20 ditësh nga familjarët i humbur, është gjetur dy ditë më parë.

Adriatik Ismaili me banim në Laknas është gjetur në grykëderdhjen e Ishmit në Adriatik të Kurbinit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se të ketë rënë aksidentalisht në lumë, pasi vuante nga sëmundja e epilepsisë.