Fëmija 1 vjeç e gjysmë gjendet i aksidentuar në rrugë, përfundon në koma në spitalin e Shkodrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku në rrethana ende të paqarta një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë është dërguar në spital në gjendje kome.

Sipas gazetarit të News 24, fëmija është gjetur i aksidentuar në afersi të urës se Bardhajve të njësisë Rrethina. Aii pohon se ende nuk dihet se kush janë prindërit e fëmijës apo te afermit.

Ka qenë drejtuesi i një mjeti tip ‘Mercedes Benz’ që e ka dërguar në spital duke thënë se fëmijën e ka parë në rruge të aksidentuar dhe në gjendje të rëndë. Ndërkohë eshte njoftuar edhe policia e Shkodrës per ngjarjen.

Sipas të dhënave paraprake nga spitali rajonal i Shkodrës, gjendja e fëmijës paraqitet kritike për jetën.