Vjen lajmi i madh, Zlatan Ibrahimovic i thotë po Milanit

Zlatan Ibrahimovic i ka thënë ‘PO’ Milanit. Sulmuesi suedez vendosi në minutat e fundit për një rikthim në Serie-A dhe i ka dhënë ‘ok’ përfundmidarë klubit ‘kuqezi’.

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur, Giannluca Di Marzio, marrëveshja pritet të mbyllet sonte në darkë ose nesër në mëngjes.

Ibrahimoviç do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore deri në qershor 2020 me mundësi rinovimi për një vit.

Me këtë transferim, Milani ka fituar garanci në sulm, pasi këtë sezon sulmuesit e deritanishëm kanë shënuar me pikatore.