FOTO/ Barça gati për t'i thënë 'PO' ofertës 100 mln euro për lojtarin e madh!

Chelsea po peshon një lëvizje për mesfushorin krijues të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Braziliani aktualisht është i huazuar te Bayern Munichu nga Barcelona dhe bavarezët po mendojnë rreth planeve për nënshkrimin e tij të përhershëm.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, nëse gjigantët gjermanë vendosin të mos e blejnë braziliani, Chelsea po pret krahëhapur për ta rrëmbyer atë.

Chelsea është i gatshëm të ofrojë 150 milionë për të marrë shërbimet e Coutinhos pasi ka shitur yllin e tyre, Eden Hazard te Real Madrid.

Barcelona me sa duket është e gatshme të shkurtojnë humbjet e tyre dhe të lejojë shitjen e Coutinhos për vetëm 85 milionë funte apo e thënë ndryshe 100 milionë euro.

Përveç ylli brazilian, Chelsea po lidhet edhe me transferime tjera si Jualin Draxler, Idrissa Gueye, Jadon Sancho, Timo Werner dhe Isco Alarcon.