", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ I ngordhi qeni ditën e Krishtlindjeve, Mourinho përlotet përpara kamerave

Përpara se të fillonte ndeshja me Brigthon, Jose Mourinho ka folur për mediat.

Trajneri portugez u pyet nga gazetari, Jim Rosenthal se si i kishte kaluar Krishtlindjet.

Mourinho u pa të emocionohej, trajneri i Totenham tregoi se këto Krishtlindje për të kishin qenë shumë të trishtueshme pasi i kishte ngordhur qeni i quajtur Leya.

 “Të jem i sinqertë këto Krishtlindje ishin shumë të trishtuara sepse më ngordhi qeni. Dhe qeni ishte familja ime. Por, duhet të shohim përpara”, u shpreh portugezi.

Megjithatë, luzitani mund të ngushëllohet me faktin se skuadra e tij fitoi ndeshjen dhe mori tre pikë të rëndësishme në kampionat, pas disfatës së javës së kaluar ndaj Çhelseat.