Varri i Karl Marksit ruhet me kamera sigurie

Varri i Karl Marksit në Londër do të ruhet me kamera sigurie. Vendimi për vendosjen e kamerave u mor pas dy sulmeve vandale gjatë vitit 2019.

Sipas Guardian, kamerat janë montuar në pemë në të dy anët e varrit.

Marx Grave Trust, i cili zotëron monumentin, pas mendimeve të mbledhura edhe nga të dy ekspertët e sigurisë dhe shërbimi publik historik i Anglisë që mbikëqyrin gjendjen e monumenteve në Britani mori vendimine vendosjes së kamerave.

Dy sulmet që shkaktuan dëme më të rënda ishin në janar dhe shkurt 2019.

Në sulmin e parë në janar, autorët përdorën një çekiç për të shkatërruar mbishkrimin në emrin e Marksit, ndërsa i dyti vlerësohet të ketë përdorur një çekiç më të madh ndërsa shkruante parulla të tilla si "arkitekti i gjenocidit".