Katër të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Tiranë ka vënë në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shigjetat” u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit E. Th., 20 vjeç dhe K. K., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruara ndaj këtyre shtetasve nga Policia, përkatësisht në rrugën “Bill Klinton” dhe “Panorama”, në vendin e quajtur “Liqeni i Thatë”, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë një 46-vjeçar me iniciale A.N., u arrestua pasi në bar kafen që administronte ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuterike, e cila shërbente për këtë aktivitet të kundërligjshëm.

31-vjeçari me iniciale E.B u arrestua për dhunë në familje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.