Temperatura nën zero dhe reshje në disa qarqe/ Ja surprizat e motit për nesër

E enjte, 26 dhjetor 2019

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt.25) dhe nesër (e enjte, dt.26), priten reshje të dobëta në qarkun Kukës dhe lokale të dobëta në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjithashtu, priten reshje të dobëta bore në verilindje dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 12 °C

në vendet e ulëta: 1 / 10 °C

në vendet malore: -3 / 3 °C   

ERA

Nesër (e enjte, dt.26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.