I dogji makinën nënës, çfarë e zbuloi 23-vjeçarin. Sherri në banesë para ngjarjes…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, aty ku djali akuzohet për zjarrvënie ndaj makinës së nënës së tij.

Ngjarja u shënua orët e para të së hënës, ndërsa dje është vënë në pranga autori i ngjarjes.

Sipas burimeve të "Panorama", nga Policia e Vlorës, në pranga është vënë shtetasi K.K., 23 vjeç.

Ai akuzohet se ka djegur në mënyrë të qëllimtë makinën e nënës së tij, A.K.

Sipas policisë, shkaqet për këtë ngjarje janë banale dhe gjithçka ka nisur pas një konflikti nënë e bir.

NGJARJA

23-vjeçari K.K. mësohet se ishte një përdorues i lëndëve narkotike dhe ky është shkaku për ngjarjen e mëngjesit të 23 dhjetorit. Fillimisht, Policia tha se djegia e makinës tip “Renault” i shtetases me inicialet A.K. ka ndodhur aksidentalisht.

Ajo ndodhej e parkuar poshtë pallatit ku banonte shtetasja e mësipërme, ndërsa autori u zbulua dy ditë më vonë. Burimet theksuan se pas ngjarjes u morën dëshmitë e gjithë familjarëve të kësaj familjeje, ndërsa u dyshua në fjalët e 23-vjeçarit.

Pas disa orësh marrje në pyetje, K.K. nuk ka mundur ta mbajë dot “sekretin”. Sipas burimeve, ai ka treguar që ia ka vënë vetë flakën makinës së nënës së tij, pas një konflikti që kishin kaluar bashkë për çështje parash. Ndërkohë, nëna e tij mësohet të jetë shprehur se djali i ka kërkuar para për të blerë lëndë narkotike, pasi ishte një përdorues i saj.

DJALI

23-vjeçari nuk e ka përjetuar aspak mirë këtë ngjarje, i cili ka kërkuar ndjesë ndaj nënës së tij. “E bëra sepse nuk më dha paratë që i kërkova”, mësohet të jetë shprehur i riu gjatë dëshmisë së tij në Polici. Ai pritet të dalë ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, ku do të njihet me masën e sigurisë personale.

Pas ngjarjes u morën dëshmitë e gjithë familjarëve të kësaj familjeje, ndërsa u dyshua në fjalët e 23-vjeçarit. Pas disa orësh marrjeje në pyetje, K.K. nuk ka mundur ta mbajë dot “sekretin”. Sipas burimeve, ai ka treguar që ia ka vënë vetë flakën makinës së nënës së tij.

Burimi: PANORAMA