Gëzuar! Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen!

Besimtarë të krishterë,  kremtojnë sot momentin me të rëndësishëm të kalendarit kristian, Krishtlindjen.

Mesha në Tiranë u mbajt nga imzot Frendo në katedralen e Shën Palit.

Qindra besimtarë iu drejtuan katedrales duke u lutur për paqe, mbarësi e dashuri. Të pranishëm ishin edhe Presidenti Ilir Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe figura të tjera nga politika dhe fusha të tjera.

Krishtlindja si një tryezë e madhe feste dhe harmonie bëri bashkë në këtë ditë qytetarë të besimeve të ndryshme të cilët përcollën urimet e para të Krishtlindjes. Krishtlindja ka si simbolikë pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe familjen e bashkuar.