Papa, Natën e Krishtlindjes: Bota ndjek logjikën e interesit

Në Meshën tradicionale kremtuar në Bazilikën e Vatikanit Natën e Krishtlindjes, Papa Françesku kujton se dashuria e Zotit nuk është e negociueshme. Njerëzimi, vazhdon, nuk është më vetëm sepse Zoti u bë njeri. Përballë dashurisë "së çmendur" të Jezusit, nuk ka justifikime: ne nuk presim - pohoi - që i afërmi jon? "të bëhet i mirë" për t’i bërë mirë ose për Kisha të jetë e përsosur për ta dashur atë. T? b?hemi dhurat?, kështu që, nxiti, do të ndryshojmë ne dhe Kisha, shkruan Vatikannews.

Pra, Mesha e Natës së Krishtlindjes kremtohet gjithnjë në një atmosferë të veçantë, në pritje të agimit, simbol i lindjes së Foshnjës Hyjnore, që sjell dritë mbi gjithë botën. Papa Françesku e kremtoi Meshën e natës së Krishtlindjes, duke nisur nga ora 21.30 e 24 dhjetorit e, duke vënë në dukje, si lajtmotiv të homelisë, pikërisht këtë fakt, kalimin nga errësira në dritë...

E duke e kthyer në temë kryesore të homelisë, Papa përvijoi kuptimin e Krishtlindjes.

“Sonte – nënvizoi Ati i Shenjtë - e kuptojmë se, megjithëse nuk e meritonim, Ai [Zoti] u bë i vogël për ne... Krishtlindja na kujton se Zoti vazhdon ta dojë çdo njeri, madje edhe më të keqin… Dashuria e tij nuk ka kushte, nuk varet nga ti. Mund të kesh ide të gabuara, mund të kesh bërë lloj-lloj gjërash, por Zoti nuk heq dorë nga dashuria për ty... Edhe në mëkate, vazhdon të na dojë. Dashuria e tij nuk ndryshon…; është besnike, e durueshme. Kjo është dhurata e Krishtlindjes: zbulojmë me habi se Zoti jep gjithçka falas, me gjithë butësinë e mundshme. Lavdia e tij nuk na verbon, prania e tij nuk na frikëson. Lindi krejt i varfër, për të na e fituar zemrën me pasurinë e dashurisë së tij”.