Ancelotti: Tifozët e Liverpool kanë frikë nga unë!

Pak ditë më parë, Carlo Ancelotti u emërua në krye të stolit të Everton.

Dhe menjëherë trajnerit italian, do t’i duhet të përballet me rivalët e qytetit. Në kupë, skuadra e Everton do të luaj ndaj Liverpool, e cila njihet si nja nga rivalet më të mëdha.

Por Ancelotti nuk trembet aspak nga ky derbi, madje tekniku pretendon se “Të Kuqtë” ia kanë frikën.

“Unë kam disa ditë që jam në këtë qytet dhe tashmë kam takuar tifozët e Liverpool”, ka deklaruar Ancelotti.

“Unë mendoj se ata kanë frikë nga unë. Janë të mërzitur kur më shohin sepse e kam mposhtur disa herë Liverpoolin në karrierën time”.

Ancelotti së fundi ka pasur një duel me Liverpoolin kur ishte trajner i Napolit, dhe i ka mposhtur 1:0.