Dy tërmete të fuqishme godasin Kolumbinë për Krishtlindje

Në prag të Krishtlindjeve, Kolumbia është goditur nga dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 6 dhe 5.8 të shkallës Rihter.

Për më shumë se 30 sekonda janë ndier lëkundjet nga tërmeti me magnitudë 6, ku epiqendra e të cilës ishte afër qytetit më të madh të vendit, Bogota.

Qendra sizimiologjike USGS, ka raportuar se të dy tërmetet u regjistruan në thellësinë 10 km.

Tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter, u ndje vetëm 15 minuta më vonë pas atij me magnitudë 6 dhe sërish lëkundjet u ndjenë afër qytetit të Bogotas.