Vetëm 17 vjeç, PSG-ja ofron 100 milionë euro për super talentin

Eduardo Camavinga është talenti më i ri i futbollit botëror dhe që luan me Rennes.

Mesfushor i talentuar, vetëm 17 vjeç, debutoi sezonin e shkuar me skuadrën kuqezi.

Shumë skuadra kanë hedhur sytë te ai, por L’Equipe shkruan ditën e sotme se PSG është klubi më i interesuar dhe që është gati për ofertën e çmendur prej 100 milionë eurosh.

Padyshim, nëse do realizohej, do të ishte një rekord absolut për një futbollist vetëm 17 vjeç dhe që ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon në Ligue 1, duke shënuar 1 gol dhe dhënë 1 asist.