", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

“Bota do vazhdojë të rrotullohet”, Alketa Vejsiu e mbyll kështu sagën e komenteve për festivalin e ‘RTSH-së’

Ditën e sotme, Alketa Vejsiu zgjodhi t’i kërkonte ndjesë të gjithë ndjekësve të festivalit të fundvitit të cilët reaguan masivisht në rrjetet sociale lidhur me vlerësimin e jurisë.

Moderatorja u shpreh se i vinte keq që nuk mund t’i jepte zë, zërit të publikut, teksa theksoi se juria nuk ishte ajo dhe nuk ishte zgjedhur nga ajo. Ndërsa pak më parë Vejsiu ka publikuar një foto të shkëputur nga prapaskenat e festivalit, ku shfaqet mjaft e qeshur.

“Në fund të të gjithave bota do vazhdojë të rrotullohet përsëri edhe pas këtij festivali. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar moderatorja në postimin e fundit në ‘Instagram’, duke treguar mirënjohjen e saj ndaj të gjithë atyre që zgjodhën ta mirëkuptonin. Kujtojmë se dita e sotme ka pasur një sërë reagimesh nga artistë të njohur, por dhe ndjekës të rregullt të këngëtarëve, të cilët nuk ranë dakort me vendimin e jurisë.

View this post on Instagram

Ne fund te te gjithave Bota do vazhdoje te rrotullohet perseri edhe pas ketij Festivali! Faleminderit te gjitheve! ????

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on