Ramush Haradinaj jep lajmin e mirë për mesuesit për festat e fundvitit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka dhënë lajmin e mirë për mësimdhënësit e viteve 90-ta.

Që nga muaji gusht mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë periudhës së viteve 1990-1999, në kuadër të procesit të njohur si sistemi paralel i arsimit në Kosovë, presin të marrin kompensim ligjor.

Vlera e konvertuar në valutën euro për kontributin e tyre në mësimdhënie gjatë viteve të 90-ta nis nga 19 deri në 95 euro, varësisht nga koha sa kanë punuar.

Postimi i plotë:

Lajm fantastik për mijëra arsimtarë dhe mësues si dhe për familjet e tyre, që kanë punuar në sistemin arsimor të Kosovës gjatë viteve 1990-1999.

Ata nga sot do të marrin kompensimin ligjor e material për punën e tyre heroike.

Qeveria me të marrë detyrën ëdhtë angazhuar fort, megjithë pengesat, që ky ligj të miratohet, si satisfaksion moral e material për heronjtë e asaj epoke, që e mbajtën të gjallë shpresën dhe shkollën shqipe duke i dhënë krah lirisë së Atdheut.

Ndonëse nuk qe e lehtë, ia dolëm dhe sot ndihem ballëhapur para mësuesve dhe arsimtarëve të vendit.

Nuk mund të kishte urim më të bukur për festat e fundvitit se kjo!

Faleminderit përjetësisht!

RH