FOTO/ I dha 2 pikë Elvana Gjatës, ‘shpërthen’ rrjeti kundër Mikaela Mingës

 Festivali i 58-të i këngës në RTSH do të shoqërohej me polemika të shumta sa i takon përzgjedhjes së këngës fituese; froni diskutohej mes konkurrentes Arilena Ara dhe Elvana Gjatës.

Nisur nga votimi i jurisë, e cila përbëhej nga anëtarë të huaj dhe vendas, fitoren e siguroi kënga “Shaj” e Arilenës.

Fill pas rezultatit në fjalë, mbylljes së festivalit dhe bërjes publike të votave nga juria, reagime të shumta erdhën veçanërisht sa i takon vlerësimit të Elvana Gjatës nga anëtarja Mikaela Minga me vetëm 2 pikë.

Kështu në rrjetin social Facebook, komentues të ndryshëm kanë kritikuar Mingën.

Nuk mungojnë edhe akuzat se festivali ka qenë i shitur apo se qëllimisht Minga i ka dhënë pas pikë Elvana Gjatës.

Madje e akuzojnë se është paguar nga Vera Grabocka që të jepte sa më pak pikë për këngëtaren.

Më poshtë do shihni disa nga komentet: