VIDEO/ 'Festa të gëzuara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë'

Ambasada amerikane uroi sot qytetarët shqiptarët për festat e fundvitit me një video të posaçme, siç bën çdo vit në këtë periudhë." Festa të gëzuara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë! - Happy Holidays from the U.S. Embassy in Tirana!"

Në video është përmbledhur mbështetja e SHBA-ve për Shqipërinë gjatë këtij viti dhe përmbyllja është bërë me urimin e Së Ngarkuarës me Punë të SHBA, znj. Leyla Moses Ones: "Në emër të Ambasadës së SHBA në Tiranë, dua t’ju uroj të gjithëve gëzuar festat dhe një vit të ri të shëndetshëm dhe të mbarë.”