VIDEO/ Kriza në vend, Rama: Nuk ka vakum, Kuvendi funksionon, por ...

Kryeministri dhe Kryetari i PS, Edi Rama  është prononcuar për mediat sot, pasi ka dalë nga Mbledhja e Kryesisë së PS-së. Pyetjes “a do të zgjidhet kriza politike në 2020-ën?”, Rama iu përgjigj se nuk shihte ndonjë krizë pasi sipas tij "Kuvendi funksionon" dhe proceset po ecnin përpara, pa hequr dorë megjithatë nga ironitë dhe nëntekstet për opozitën.

"Unë mendoj se vendi nuk ka vakum, - tha Kryeministri, -  për arsye se Kuvendi funksion, procesi legjislativ ecën, reformat po i çojmë përpara. Besoj se me prioritet që kemi caktuar do t’i japim një shtysë të fortë mandatit, një shtysë qoftë në aspektin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, qoftë në aspektin e nevojës për të përfunduar nëj aspekt të titujve të pronësisë në fshat të zvarrritur, qoftë dhe në aspektin e shërbimeve. Në janar qytetarët do ta ndiejnë lehtësimin nga fakti që nuk do të shkojnë në sportele...

Brenda 2020 të gjitha shërbimet do t’u afrohen qytetarëve; nga ana tjetër shteti në çdo sportel do të afrojë dokumentet që të mos bredhin këtej andej; qoftë dhe në sezonin turistik që kemi marrë angazhimin për të bërë reformatim të legjislacionit;

qoftë në aspektin e Paktit për Universitetin, me hapjen e kampusit të madh universitar ne do ta transferojmë këtë nga pikëpamja e infrastrukturës, e pakrahaueshme me çka qënë këto vite;

qoftë në aspektin e vetë rindërtimit që është prioriteti i priroiteteve dhe kur njërëzit të kthehen në shtëpi të gjitha këto do të vlejnë për qyetarët dhe nuk besoj se në kushte të tjera do të bëhesin më shumë edhe pse e mira nuk ka fund.

Për PD, e mira do të ishte të ishte vetë në Kuved, por largimi ka dëmtuar vetë PD. Nuk e ka bërë më të mirë jetën politike të vendit, por nuk e ka cenuar në aspektin e mosfunksionit. Nuk ka diskutim që ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë, të dëgjojmë, të reflektojmë por ne jemi të votuar dhe të dënuar të udhëheqim dhe nuk jemi këtu për të ndjekur të tjerët që të presim të zgjohen nga gjumi, të përfundojnë shtriqjen e të vijnë në punë.