Alketa Vejsiu 'pranon' manipulimin e fituesit të Festivalit?! Publikon peticionin

Prezantuesja Alketa Vejsiu, që ishte gjithashtu një nga organizatoret e Festivalit të 58-të të Këngës, në një fare mënyre ka 'pranuar' hapur që ndarja e çmimeve ishte e manipuluar.

Në një status në Instastory, vetë Vejsiu ka publikuar peticionin e krijuar ditën e djeshme , ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

“Vjedhja e vitit? Elvana Gjata u vlerësua me pikët maksimale nga anëtarët ndërkombëtarë të jurisë, ndërsa dy zonja nga Shqipëria e vlerësuan përkatësisht me 2 dhe 8 pikë përformancë ne saj. A nuk është kjo pak e çuditshme që t’i ndodhë të referuarës së fansave të Eurovizionit,”- shkruhet në statusin e publikuar nga Alketa Vejsiu, ku kërkohet edhe dhënia e çmimit për Elvanën.