VIDEO/ Nëna i bën vajzës një ‘pemë krishtlindjesh’ me flokët

Festat po afrojnë dhe shumë njerëz provojnë forma nga më të ndryshmet për t’i bërë ato sa më unike dhe të veçanta. Të tilla janë ëmbëlsirat në formën e bredhit të festës apo edhe veshjet unike plot xixa dhe shkëlqim.

Nuk mungojnë as dekorimet e ndryshme të shtëpive apo ambienteve të oborreve.

E kishit menduar edhe një stilim flokësh që të ngjajë me një bredh? Kjo vogëlushe në video është duke stiluar flokët në formën e një bredhi dhe rezultati është vërtet mahnitës. Ndërsa nëse kaloni në videon e dytë do të shikoni disa burra që kanë stiluar mjekrat e tyre në motivet e festës.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net