Islami: Mini-Shengeni është nismë serbe, Soros ka interes...

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, komentoi në studion e Fax News atë që njihet me emrin Mini-Shengeni ballkanik. Pavarësisht se rajonit i intereson bashkëpunimi rajonal, Islami tha se kjo është një nismë serbe. Sipas tij, Edi Rama iu bashkua kur mori ‘shuplakën’ nga BE.

“Shqipëria ka mbetur në klasë për sa i përket integrimit drejt BE-së dhe shkak është Edi Rama. Në kuadër të intergimit në BE, i jepet prioritet bashkëpunimit rajonal, por ky nuk është fokusi kryesor. Rama e filloi këtë si një sfidë në momentin kur mori ‘shuplakën’ në BE”.

“Rama është i paaftë, si një nxënës pisanjos. Problemi komplikohet akoma më shumë me këtë marrëveshje, pasi kjo nismë nuk është konsultuar me askënd brenda PS apo me forca të tjera politike. Nuk ka konsultë me presidentin e Republikës”.

“Mungesa e transaprencës të nxit të merresh me perceptimin, sepse nuk ka asnjë përmbajtje transparente. Rama mundohet që ta maskojë duke dhënë copëza. Edi Rama është një langaraq që e bën këtë sepse ka dështuar dhe do të shpëtojë pushtetin e tij. E vetmja gjë që më ka bërë përshtypje është takimi i Metës me djalin e Xhorxh Soros. Mua më shkon mendja, ndoshta dhe gaboj, se kjo nisme është një nisme me prejardhje serbe. Serbia kërkon të dalë në një fazë të re, ku të ketë një rol. Serbia, në vend që të njohë Kosovën, ka ndërtuar Mini-Shengenin për t’u vendosur në qendër të bashkëpunimit Rajonal, dhe ka tërhequr pas vetes Edi Ramën, që është një një situatë dështimi. Shpresojmë mos të kthehet në një konfederatë që Serbia të luajë rolin kryesor".

"Soros është i interesuar, për të ruajtur influencës në lidershipin e tij në Ballkan, që është Vuçiç, Rama, Zaev. Në këtë kuadër, Sorosi ndodhej edhe në Tiranë gjatë takimit të Vuçiç, Ramës dhe Zaev, për Mini-Shengenin”, u shpreh Islami.